Rënia në “Kategorinë e Parë” është një “turp” që nuk kapërdihet lehtë nga “Tirona Fanatics” të cilët po protestojnë për herë të dytë brenda pak kohësh para bashkisë së qytetit.

Grupimi më i zjarrtë i ekipit të Tiranës e cilëson si të papranueshme gjendjen në të cilën ndodhet ekipi pavarësisht se në fund falë fitores së Kupës së Shqipërisë arritën të siguronin pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Tifozët kanë nisur koret e tyre të zakonshëm, ndërsa mbanin në duar parulla me foto të cilat tregonin legjendat e vërteta të klubit bardheblu, personazhe të cilat e udhëhoqën këtë klub drejt sukseseve të njëpasnjëshme, raporton “panorama sport”.
19179696_10209653758681856_1040164843_o-470x264
Në pritje të përgjigjes së kryebashkiakut, tifozët kanë paralajmëruar për përshkallëzimin në protesta të tjera, në një nga elementet më të errëta të historisë së klubit që ra nga kategoria. Klubi është në kaos të plotë dhe ko shihet edhe nga fakti se pavarësisht se merr pjesë në Ligën e Europës, nuk ka filluar ende punën për sezonin e ri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb