“Tirona Fanatics”, grupimi më i zjarrtë që mbështet skuadrën 24 herë kampione të Shqipërisë ka organizuar një protestë para bashkisë së Tiranës për gjendjen aktuale të klubit.

Ata i kërkojnë kryebashkiakut Erion Veliaj që të mbajë qëndrim për rënien e skuadrës në Kategorinë e Parë. Sigurisht që fajtorë për këtë bëjnë presidentin Refik Halili ndaj dhe kërkesa është që të shfuqizojë akordin me presidentin Refik Halili, duke i hequr aksionet dhe drejtimin e këtij të fundit.

Prej disa muajsh “Tirona Fanatics” nuk e mbështet më skuadrën në shkallët e stadiumit që prej krisjes me drejtuesit për shkak të dhënies në përdorim të “Selman Stërmasit” skuadrës së Partizanit që janë edhe rivalël e tyre.

Por sot në finalen e Kupës kundër Skënderbeut ata kanë vendosur të rikthehen dhe gjithashtu kanë premtuar se do ketë surpriza.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb