SARANDE- Pas rastit të Ksamilit, Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë, denoncon një tjetër rast të shpërndarjes së parave në koëmbim të votive, kësaj here në Delvinë.

Sipas LSI-së, disa persona, njëri prej të cilëve është prezantuar si shefi i Antidrogës u ka ofruar lekë dhe ushqime banorëve në këmbim të votës.

Pjesë e këtij grupi, sipas LSI-së së Sarandës kanë qenë dhe persona të armatosur që kanë kërcënuar banorët e fshatit, Vergo, Fushë Verri e Kalasë.

“Personat anëtarë të Partisë Socialiste Delvinë, kanë qenë me 5 makina me targat AA 509 LM, AA395IZ, AA 311 LM, dhe 2 makina të tjera më targa fallco. I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Sarandës të ndërhyjë menjëherë, për të ndaluar këto fenomene që rrezikojnë procesin zgjedhor në Sarandë”,- sqaron dega e LSI-ja.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: