Mundësitë që Ledian Memushaj të qëndrojë në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm janë tepër të mëdha. Pas interesimit prej kohësh të Bolonjës, në skenë ka dalë dhe ekipi kampion i Serisë B që këtë vit siguroi ngjitjen në A, SPAL-i.

Mesfushori i kombëtares shqiptare është ende nën kontratë me Peskarën e rënë në Serinë B dhe lidhja e tij me këtë klub është tejet e fortë, çka nuk do të përbënte çudi nëse do të vazhdonte të luante aty. Megjithatë ofertat nga Seria A janë tejet tunduese dhe kapiteni i Peskarës është ende në dyshime se çfarë do të bëjë me të ardhmen e karrierës së tij./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: