MIRDITË- Policia e Mirditës ka zbuluar një magazinë droge. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, blutë e Mirditës në bashkëpunim me efektivët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Pavlo Ndreca, 30 vjeç, banues në Mirditë.

kanabis Mirdite (2)

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e jashtme të banesës në një magazinë, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 4 qese plasmasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb