DURRËS- Pas disa degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Korçës e Vlorës edhe Dega e Durrësit ka kërkuar anulimin e procesit zgjedhor të nisur, duke e cilësuar farsë.

Janë 177 anëtarë të PD në Durrës që kanë nënshkruar peticionin ku kërkohet edhe pavlefshmëria e akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin.

Kujtojmë se ky peticion vjen dy ditë pas takimit të mbajtur nga përfaqësues të grupit anti-Basha, Astrit Patozi dhe Besnik Mustafaj në Durrës. Por ajo që është e çuditshme është fakti se pas peticionit nga degët përkatëse është bërë përgënjeshtrim.

“Kërkojm anulimin e procedurës dhe farsës së nisur nga Zoti Basha dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statusin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD-së dhe gjithë farsën që pason”.

Nga ana tjetër Astrit Patozi, kandidati jo zyrtar për kryetar të PD-së, ka bërë të ditur se takimin e dytë me bazën do ta zhvillojë sot në Vlorë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: