SARANDE- Pasi nënkryetari i LSI-së, Luan Rama hodhi poshtë pretendimet e PS për përfshirjen e makinës së nënprefektit të Sarandës nga radhët e LSI-së që shpërndante para dhe ushqime për vota, vjen edhe një tjetër reagim i fortë nga LSI-ja e Sarandës.

Sipas saj, ndonëse eksponentë të Rilindjes janë shpërndarë cep më cep për të blerë vota, nesër do marrin dënimin që meritojnë, me votën e popullit.

STATUSI I PLOTË
E tmerruar nga humbja e nesërme dhe e turpëruar nga lakuriqët e saj të natës dhe të ditës që janë turrur cep më cep për të blerë shpirtrat dhe dinjitetin e atyre, që i lanë pa punë, që u shkatërruan shtëpitë dhe pronën e ngritur me gjak e me djersë.
Rilindja duke shpërndarë thasë me miell e para të thata, tashmë me gojën e kryerilindasit që nesër do të jetë kryehumbësi që përpiqet të fshehë diellin me shoshë, duke u bërë totalisht qesharak e duke deklaruar se makina e batakçijve rilindas në Ksamil është e nën prefektit të Sarandës.
O zotërinj rilindas gjejeni Ilir Hysin tuaj, se ai që është nënprefekt nuk e ka atë makinë në pronësi.
O zotërinj rilindas, pronësia e automjetit është lehtësisht e verifikueshme.
Imagjinoni se në çfarë derexheje është katandisur rilindja.
Kur gënjen për një targë makine, kuptojeni vetë se çfarë mashtrimesh i ka thënë popullit gjatë kësaj fushate.
Prandaj dhe shqiptarët do ta dënojnë nesër me votë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb