TIRANE – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet ditën e hënë “për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për 18 qershor”. KQZ njoftoi se do të mblidhet ditën e nesërme në orën 11:00.

Miratimi i përmbajtjes së  fletës së votimit vjen pas tkurrjes së saj për shkak të mosregjistrimit të partive opozitare në KQZ. Ndonëse në kohën kur u miratuan specifikat e fletës së votimit, u parashikua që në listë të parashikoheshin 66 parti, tashmë kjo gjë është e panevojshme, pasi në të do të renditen vetëm 15 parti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur sot procedurën e pranimit të listave të kandidatëve për partitë politike, nga ku rezulton se vetëm 15 parti do të marrin pjesë në zgjedhje.

Do të jenë shorti ai që do të përcaktojnë renditjen e këtyre forcave politike në fletën e votimit, të cilën do të kenë në duar votuesit shqiptarë më 18 qershor.

Partitë që do marrin pjesë në zgjedhje

1 Partia Komuniste e Shqipërisë

2 Sfida për Shqipërinë

3 Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

4 Partia Lista e Barabartë

5 Aleanca Popullore për Drejtësi

6 Partia Demokracia Sociale

7 Partia Aleanca Demokratike

8 Partia Kristian-Demokrate

9 Lëvizja Socialiste për Integrim

10 Partia Aleanca Arbnore Kombëtare

11 Partia për Drejtësi Integrim Unitet

12 Partia Social Demokrate

13 Partia Socialiste

14 Fryma e re Demokratike

15 Partia Aleanca Demokristiane

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: