SHBA- Një student ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë të mesme në Kentaki.
Autori i dyshuar është arrestuar nga forcat e policisë sipas Guvernatorit të Kentakit Matt Bevin, i cili konfirmoi ngjarjen tragjike përmes një postimi në Twitter. Autoritetet amerikane kanë mbyllur shkollën dhe ekipet e emergjencës janë në vendngjarje.
Studentët e plagosur u transportuan menjëherë në spital ku po marrin ndihmën e parë. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes tragjike në shkollën e mesme ku humbi jetën një student dhe u plagosën disa të tjerë.
(BalkanWeb)