SHKODËR – Velipoja është përfshirë nga paniku mëngjesin e sotëm, pasi një zjarr ka përfshirë një kompleks turistik.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, që mendohet se kanë ndodhur pas shpërthimit të gazit.

Në pamjet tmerruese të siguruara nga JOQ.al duket se si një prej të plagosurve është i shtrirë në tokë.

Duke qenë se zjarri ka rënë në një restorant, dyshohet që brenda të ketë ende persona të tjerë, të cilët ndoshta janë asfiksuar. Deri më tani dy prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb