Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Tom Doshi i kërkon prokurorisë të ndjekë penalisht ministrin Bushati: Ja çfarë ka bërë

SHKODËR- Deputeti Tom Doshi, kandidat i PSD në Shkodër i bën thirrje prokurorisë që të procedoje penalisht ministrin e jashtëm Ditmir Bushati i cili kryeson listën e PS. Sipas Doshit, Bushati është futur në një qendër votimi tek shkolla “Edit Durham” në lagjen Mark Lula duke kërcënuar vëzhguesin e PSD Gjergj Sokoli.

Vetë vëzhguesi i PSD tregon momentin kur kandidati i PS, Ditmir Bushati  i ka bërë presion. “Më tha se do të shihemi pas 27 qershorit dhe se kemi punë bashkë”, ka thënë Sokoli. Por, ai ka deklaruar se nuk trembet nga asnjë presion dhe se do të vijojë punën e tij si vëzhgues i PSD tek shkolla “Edit Durham”.

(m.k/BalkanWeb)



Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.