TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, e cila u la jashtë listave për këto zgjedhje, ka reaguar ashpër ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, duke ia adresuar personalisht atij humbjen në 25 qershor.

Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Topalli pohoi se kjo është kohë dramatike për PD-në. Mes të tjerash ajo theksoi se Basha po e çon Pd-në në greminë.

MESAZHI I TOPALLIT
Ne nje kohe dramatike per Partine Demokratike, pas nje humbje katastrofale personale te Lulzim Bashes, ka nje emergjence per demokratet.
Partise Demokratike duhet me i dal zot.
Ne nje situate si kjo, kur Lulzim Basha nuk pranon te marre as pergjegjesine qe i takon, sic ndodh ne cdo vend te botes perendimore, ( pas e coi buze gremine PD), reagimi i tij eshte hilecar, tallje, tinzi, banalitet dhe papergjegjshmeri e frikshme qe mund te coje ne asgjesimin total te PD.
Ne keto kushte. Nese Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratet duhet te marrin fatin ne dore, me protesta dhe forma te ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD-se demokrateve.

Ngrirja qesharake, antistatuore eshte akt amoral, eshte fshehje nga faji e pergjegjesia. Fyerjq qe i beri demokrateve qe kerkojne te shpetojne nga asgjesimi Partine per te cilen kane punuar ne vite eshte e paprecedent dhe e pafalshme. Sa per dinjitetin qe kerkonte momenti kjo ska lidhje me Lul Bashen. Ai ka qene perhere i reme. Edhe sot. Ai eshte” i paafte per t’u turperuar.”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb