TIRANE- Ish-presidenti Bamir Topi ka uruar sot publikisht Ilir Metën për zgjedhjen e këtij të fundit në krye të shtetit. Teksa komentoi situatën politike në vend, në 5-vjetorin e themelimit të partisë që ai tashmë drejton, FRD-ën, Topi i shprehu urime Metës, që do të drejtojë institucionin më me rëndësi në Shqipëri.

“Presidentit të ri i uroj sukses, pasi është institucioni i Shqipërisë. Nuk futem në komente se si u zgjodh, më intereson rëndësia e institucionit”, u shpreh ish-presidenti.

Më herët, urimeve për zgjedhën e Metës president, iu bashkua dhe kreu i shtetit ende në detyrë, Bujar Nishani. Nishani theksoi se Meta do të ketë sukses në drejtimin e institucionit të Presidencës, falë eksperiencës politike dhe maturisë së tij. “Unë mendoj se z. Meta, për shkak të eksperiencës së gjatë politike që ka, për shkak të maturisë që ka, por edhe falë eksperiencës në politikë, mendoj se do t’i ketë të gjitha shanset për të pasur një presidencë të suksesshme”,- theksoi Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë në emisionin “Fol me Mua”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: