*Shumë shpejt në mes të Tiranës hapet qendra tregtare multifunksionale ‘Toptani Shopping Center’

TIRANË-Investitorë, tregtarë e të gjithë që janë të interesuar për Qendrat Tregtare, për ju vjen një lajm i mirë! Një hapësirë e mrekullueshme biznesi, investimi e argëtimi në qendër të Tiranës do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja, pa u dashur të largoheni disa kilometra larg kryeqytetit. Qendra Tregtare ‘Toptani Shopping Center’ me arkitekturën moderne, të sjellë nga Winy Maas, arkitekti i famshem holandez, do të ofrojë një destinacion të ri për blerësit, një qendër për tregtaret, një fushë investimi për investitorët.

Kjo Qendër që është e pozicionuar brenda unazës së vogël, 100m në lindje të sheshit Skënderbej, dhe gjendet në kryqëzimin e rrugëve “Abdi Toptani” e “Xhorxh W. Bush” është një nga projektet e Kompanise Gener2.
Hapësirat e ‘Toptani Shopping Center’ do të kthehen për qytetarët në një destinacion argëtimi i kohës së lirë, i dyqaneve me markat më të njohura, i bareve dhe restoranteve, plot shërbim e cilësi.

Punimet mbi godinën janë drejt mbarimit, ashtu sikurse janë dhe studimet dhe analizat e nevojshme për mbushjen dhe vënien në funksionim të saj.

‘Toptani Shopping Center’ fton bizneset; ‘Hap dyqanin tënd tani!’, fton qytetarët ta vizitojnë; ‘Gjithcka është kaq pranë’.
Por jo vetëm për kryeqytetasit. ‘Toptani Shopping Center’ është pozicionuar 30 minuta larg Portit më të madh të vendit, atij të Durrësit dhe 15 minuta larg aeroportit të Rinasit.
render0002
PROJEKTI
Kompania Gener2, një nga kompanitë më prestigjoze në tregun shqiptar, me një portofol biznesi që përfshin zhvillimin urban, ndërtimin, energjinë, telekomunikacionin, pasuri të paluajtshme dhe retail, po zbaton një nga projektet më të rëndësishëm të saj, në qendër të Tiranës.
Qendra Tregtare ‘Toptani Shopping Center’ është e pozicionuar në një nga zonat atraktive nga këndvështrimi ekonomik, administrativ, social dhe kulturor.
Projekti i qendrës është dizenjuar nga arkitekti i njohur hollandez Winy Maas, me një artitekturë shumë moderne. Godina e parë nga lartë ka formë amorfe e ngjashme me një puzzle, dhe vertikalisht përgjatë fasadës së saj ndërthur forma të rregullta gjeometrike. Punimet mbi godinën janë drejt mbarimit, ashtu sikurse janë dhe studimet dhe analizat e nevojshme për mbushjen dhe vënien në funksionim të saj.
render0000

‘Toptani Shopping Center’, pike e fuqishme magnetike, multifunksionale

‘Toptani Shopping Center’ do jetë një pike e fuqishme magnetike, e qëndrueshme në kohë, atraktive dhe gjithëpërfshirëse. Kjo pasi projekti konsistoi pikërisht në ngritjen e një objekti multifunksional i destinuar totalisht për biznes, që përfshin shopping, argëtim dhe ofrim shërbimesh.

Ja funksionet e Qendrës
 Qendër funksionale, retail, si një sistem i integruar aktiviteti tregtar. Toptani synon të jetë lokacioni perfekt për të prezantuar konsumatorin me brandet ndërkombëtare dhe risitë e modës
 Qendër funksionale si një sistem i integruar nga ana fizike, shërbimeve, aksesi (duke qënë se ndodhet në një pozicion të përshtashëm dhe të aksesueshëm, ideal për zyra dhe shërbime, visibiliteti i madh)
 Qendra do të ketë shërbimin më IN dhe shumëllojshmëri të restoranteve dhe bareve, si edhe duke ofruar maksimumin e konfortit për klientët.
 Të kthehet në një nga aktraksionet e Tiranës, duke qënë se ndodhet në një zone historike, pranë pedonales dhe Kalase se Tiranes, si edhe synohet te gjallërohet\aktivizohet sheshi dhe pedonalja.
Dyqanet dhe shërbimet janë planifikuar të pozicionohen në qëndër sic tregohen në figurë me qëllim funksionin sa më të plotë të qendrës.

Shërbimet që ofrohen
 Një destinacion për blerësit. Duke përmbushur nevojat e përditshme me shërbime dhe produkte cilësore, argëtim, dhe gjithcka në raportin më të mirë cmim/cilësi.
 Një qendër për tregtaret. Që do të gjejnë tek kjo qendër një hapësirë funksionale, të pozicionuar shumë mirë në kat, në hapësirën e vet të dedikuar, dhe me fluks blerësish.
 Një qendër për investitorët. Benefite, nga përdorimi i plotë i sipërfaqes dhe shpërndarjen më të mirë të tregtareve në kat dhe në zona të dedikuara për secilin shërbim.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb