POGRADEC- Policia Kufitare e Qafë-Thanës ka goditur një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Plot 22 pako me peshë 77 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa janë sekuestruar në këtë pikë kufitare, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shtetas bullgarë që transportonin lëndën narkotike. Por kështu është shpallur në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.

droga Pogradec (5)

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari.
Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.

Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G., 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).

droga Pogradec (2)

Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip “Volkswagen” me targa Ç6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Veprimet procedurale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: