FIER-Dy vëllezër nga Fieri kanë rënë në pranga, pasi u kapën me një sasi lëndësh narkotike dhe një automatik. Burime zyrtare nga policia pohuan se në sajë të operacionit të koduar “Kurtaj”, u bë e mundur arrestimi i Altin Shyti, 36 vjeç dhe Teli Shyti, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Ngjeqar të Roskovecit.

18622726_294439150981928_1853499044_n

Arrestimi i tyre u bë, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 86 kg kanabis, e ndarë në dy fuçi plastike dhe në 5 thasë plastmasi me vakum. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe 1 armë zjarri automatike, mjeti tip Toyota me targa AA 326 KE si edhe 1 motorçikletë tip Yamaha, e cila nga verifikimet paraprake, dyshohet se është e trafikuar në Shqipëri.

18579336_294439197648590_379916877_n

Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda narkotike që u gjet në qeset e vakumit, ishte e përgatitur me qëllim trafikimin e saj jashtë vendit, me destinacion Italinë. Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Altin dhe Teli Shyti për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: