JANINË- Policia greke ka arrestuar sot 5 persona, mes tyre një shqiptar, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi-Europë Veriore.

18718553_10208267763681137_2068087347_n

Pas një operacioni të mirëorganizuar në bashkëpunim me Anti-drogën e Janinës, u bë e mundur prangosja e 4 grekëve dhe shqiptarit, mes tyre dhe një femër 57 vjeçe. “BalkanWeb” mëson se janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, 24, 45 dhe 60-vjec. Në këtë organizate janë pjesëmarrës dhe 17 shtetas të tjerë, nga të cilët 9 aktualisht në burg. Kjo organizate u godit sot në kufirin greko-shqiptar në zonën e Janinës, ku u kap një sasi droge prej 89 kg 50 gram marijuanë dhe 150 gram vaj hashashi e fshehur në një rulotë në kufi.

18787891_10208267763521133_895947988_n

Bëhet e ditur se droga kishte destinacion Europen Veriore. Sakaq, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 12.270 euro, 3 makina, 1 rulotë, 1 armë gjahu, 1 pistoletë, etj. Kjo organizatë ka lidhje edhe me 5 raste të tjera, operacione gjatë se cilave policia greke ka sekuestruar 654 kg 970 gram marijuanë të kapur në muajt mars, prill dhe maj.

18742008_10208267763801140_1043908429_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb