VLORË- Policia e Vlorës dhe ajo kufitare, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Fusha e druve” Vlorë, ka bllokuar një mjet lundrues të llojit “Gomone” pak para se ajo të hidhej në det, ku dyshohet se do të përdorej për trafik droge.

Mjeti lundrues “Gomone” ka mbishkrimin “EBI”, me gjatësi 10 m, si dhe me 2 motorë të markës “Yamaha” me fuqi 250 hp secili (në pronësi të shtetasit V.M).

gomone Vlore (2)

Ky mjet lundrues më parë ka qenë në vendbazimin e Orikumit por është lëvizur nga toka me qëllim për t’u hedhur në det në zonën e Zvërnecit.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky mjet lundrues mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit italian.

Shërbimet bënë të mundur bllokimin e mjetit në Pikën e Grumbullimit Triport për veprime të mëtejshme. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Zhvendosja e mjetit lundrues pa autorizim”, bazuar në ligjin 8663, viti 2000.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: