TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e quan cinik pasardhësin e tij Edi Rama, duke e lidhur akuzën e tij me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Zvërnec, ku u mbytën 3 të rinj.

Berisha thotë se Rama fyen të gjithë shqiptarët dhe në vend se të ngushëllojë familjet për dhimbjen e madhe, mburret në Dhërmi.

STATUSI I BERISHËS
Rama fyen të vdekur dhe të gjallë!
Për të, zia e të tjerëve nuk ekziston!
Të dashur miq, në vend të ngushëllimit për familjet e katër viktimave, për t’iu lehtësuar sadopak dhimbjen e madhe dhe zinë, Edvin Kristaq Rama të duket sikur ka zgjedhur t’u thotë atyre, vlonjatëve e shqiptarëve se unë kam qejfet e mia dhe nuk më plasi se u mbytën ata.
Ai mburret me cinizëm me qefin që po shijon në Dhërmi duke postuar sot pamje të Gjirit të Gjipesë. Me këtë akt cinik Rama ngjet më i zi se zia! sb

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: