VLORE- Një 14-vjeçar ka gjetur tragjikisht vdekjen sot te ‘Uji i Ftohtë’ në Vlorë. Minoreni Endri Bejkotaraj, banues në lagjen “10 korriku” ka qenë duke u larë me shokë dhe është mbytur.

Megjithëse është transportuar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Policia thotë se po kryen veprimet hetimore dhe po merr në pyetje dëshmitarët për zbardhjen e rrethanave.

Informacioni paraprak i policisë:

Rreth orës 10:00, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, përballë shkollës së Marinës, një shtetas ka rrezikuar të mbytej në det dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fatkeqësisht, rreth orës 10:10, Spitali ka konfirmuar se ka ndërruar jetë. Policia ka identifikuar trupin e pajetë dhe bëhet fjalë për një të ri të moshës 14-vjeç, me gjeneralitetet Endri Bejkotaraj, banues në Vlorë.
Policia ndodhet në vendngjarje, duke kryer veprimet e tjera në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: