Trajneri i Kairat Alamati, Kakhaber Tshadadze, ka pranuar superioritetit e skuadrës shqiptare në takimin e sotëm dhe në duelin në përgjithësi ndaj Skënderbeut.

“Korça feston, fitoi me meritë dhe kaloi turin. Urime! Ne deshëm të fitonim, por Skënderbeu luajti më mirë se ne. Sot, shumë gjëra nuk shkuan siç duhej, nuk arritëm të luanim në sulm”, pranoi ai para gazetarëve në konferencën për shtyp./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb