Për trajnerin e Makabi Tel-Aviv, Jordi Cruyff, që do të ndeshet me Tiranën për fazën e parë kualifikuese të “Europa League”, ndeshja me bardheblutë do jetë e vështirë pasi ata kanë një formë të mirë fizike. Kjo sipas tij pasi “Tirana prej 5 javësh ka nisur kampionatin.”

Kjo ishte deklarata e të birit të legjendës holandeze Johan Krujf i cili lë ashiqare lë kuptohet se nuk ka asnjë informacion për kundërshtarin që shorti i hedhur në Nion të Zvicrës i përcaktoi sot.

Në faqen zyrtare të klubit, ai ka deklaruar se ndeshja ndaj skuadrës shqiptare do të ishte e vështirë, pasi kishte kohë që kishte filluar sezoni në vendin tonë.
makabi-470x318
“Skuadra nga Tirana ka luajtur 5 ndeshje në këtë sezon, që përbën një sfidë në vetvete kur ti sapo ke filluar edicionin”, tha ai për faqen e klubit, duke menduar se në vendin tonë ka filluar kampionati dhe se bardheblutë ishin në formë më të mirë fizike se skuadra e tij. Me sa duket, ai nuk është informuar se skuadra është mbledhur për herë të parë vetëm në fundjavë dhe se ka njohur atëherë trajnerin e ri.

Gjithsesi, Jordi Cruyff, është i ndërgjegjshëm që asnjë ekip nuk mund të nënvlerësohet, ndonëse shumëkush e sheh Makabi Tel-Aviv si favorit për të kaluar turin.

“Në vitet e kaluara ne e kemi përjetuar vetë që nuk duhet nënvlerësuar futbolli i asnjë vendi europian. Përkundrazi, duhet respektuar. Edhe futbolli shqiptar është i tillë”, tha ai.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: