Mundësia për një trajner shqiptar në krye të kuqezinjve vijon të jetë një zgjedhje dytësore për FSHF-në. Të paktën, kështu u kuptua edhe në konferencën e djeshme për shtyp, kur gazeta pyeti Dukën nëse është opsion për trajnerin e ri një vendës.

“Nuk kam menduar për emra konkretë, por besoj se që nga sot do të filloj të kërkoj. Nuk e kam mbyllur asnjëherë opsionin shqiptar apo të huaj, e rëndësishme është që të jetë i mirë”, theksoi kreu i institucionit të futbollit. Tashmë me Shqipërinë pa trajner, që dje ka nisur “lufta” e menaxherëve të huaj dhe vendës, të cilët do të mundohen të bindin Dukën me sugjerimet e tyre.

Një emër që është lakuar pak orë pas largimit të De Biazit është ai i ish-portierit të shquar italian, Valter Zenga. Ky i fundit është lakuar si kandidat për Shqipërinë edhe gjashtë vite më parë. Ish-trajneri i Sampdorias ka drejtuar për herë të fundit klubin anglez, Volverhempton, pikërisht në vitin e kaluar./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: