Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Trajneri i ri, FSHF: Jemi ende në negociata, zyrtarizimi në orët në vijim

FSHF

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një njoftimi zyrtar bënë me dije se ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar lidhur me trajnerin e ri të kombëtares shqiptare.

Me anë të një njoftimi, FSH pohon se presidenti Duka vazhdon negociatat me kandidatët e mundshëm, ndërsa konfirmimi zyrtar për alternativën e përzgjedhur do të jepet në orët në vijim. Sakaq, Cristian Panucci përflitet se do të jetë i besuari i Dukës për të drejtuar kombëtaren kuq e zi.

REAGIMI I FSHF
FSHF NUK KA ZYRTARIZUAR ENDE TRAJNERIN E ARDHSHEM TE EKIPIT KOMBETAR
FSHF kerkon te beje me dije opinionin publik qe vazhdon intensivisht negociiatat intensive per trajnerin e ardhshëm te ekipit kombetar te futbollit. Asgje per momentin nuk eshte zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatet përkatës per trajnerin e skuadres perfaqesuese te futbollit. Ne oret ne vijim do te konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF per drejtimin e pankines kuqezi te kombetares. Nepermjet kanaleve tona te komunikimit ne oret ne vazhdim do te behet publike cdo gje. Ju faleminderit!”
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.