Aventura e trajnerit të ri të Kombëtares Shqiptare Christian Panucci tashmë ka nisur. Ai u prezantua nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i cili shprehu bindjen e tij se Christian Panucci do të japë më të mirën për përfaqësuesen tonë.

Por për të gjithë ata që nuk e dinë, Pannuci është i fejuar me një balerinë italiane mjaft simpatike e cila quhet Samanta Togni. Kjo e fundit nuk ka fshehur euforinë për zgjedhjen e partnerit të saj si trajner i Kombëtares shqiptare.

“E lumtur për ty. Ditë e bukur! Dita jote”, ka shkruar Samanta në Instagram. Kujtojmë se Pannuci më herët ka qenë i martuar me Isobel.

Nuk dihet ende nëse Samanta Togni do shpërngulet në Shqipëri për t’i qëndruar pranë bashkëshortit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: