“Milani është favorit, por Shkëndija në San Siro nuk ka ardhur për turizëm dhe do të kërkojë shanset për befasi, sado që ato të duken minimale”.

Kështu janë shprehur trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani para gazetarëve në konferencën për shtyp në San Siro para duelit të parë të play off-it të UEFA Europa League kundër Milanit, sfidë kjo që do të mbajë të mbërthyer shqiptarët sot në orën 20:45.
20799969_1515052181850666_5503225766731445725_n
Duke vijuar më tej, trajneri shton: “Shkëndija nuk ka se çfarë të humb në këto duele dhe do të kërkojë prezantim dinjitoz përballë gjigandit italian pa ndonjë presion të theksuar psikologjik. Respekt të madh për kundërshtarin dhe do të përgjigjemi sa më mirë. Të tregojmë cilësi dhe të marrë rezultatit pozitiv. Nuk kemi frikë, respekt i madh ndaj kundërshtarit”, – ka përfunduar trajneri i Shkëndijës./gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: