Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, u shpreh mjaft i kënaqur me kualifikimin e arritur, pavarësisht faktit se Kairati i vuri korçarët në vështirësi. Ai foli edhe për golin e shënuar nga Sebino Plaku, duke thënë se sulmuesi duhet të ketë më shumë besim te vetja.

Për kualifikimin
“Normalisht që ndihesh mirë, por emocioni shtohet kur përballë ke një ekip me kualitet dhe buxhet të madh si Kairati, me shumë eksperiencë. Por edhe lojtarët e mi kanë eksperiencë në këto kompeticione dhe ajo i ndihmon të menaxhojnë situatat. Kundërshtari na vuri disi në vështirësi në pjesën e parë, pastaj ishte kartoni i Lilaj dhe lëshuam territor në lojë me qëllim për t’u kualifikuar. Në këto përballje i rëndësishëm është kualifikimi dhe jo loja e mirë, pasi ajo shpesh herë nuk mbahet mend.”, shkruan panoramasport.

Për kundërshtarin e radhës
“E njohim si emër, por kemi një praktikë pune dhe nuk e kemi parë as e kemi analizuar sepse ishim të fokusuar te kjo ndeshje. Ne nuk kemi lojtarë për t’u mbrojtur, por tërheqja mbrapa ishte meritë e kundërshtarit që fitoi gjerësinë në fushë. Megjithatë nuk na shqetësoi sepse para portës nuk kishin situata të pastra.”

Për golin e Plakut
“Kishim një ndërrim të detyruar me Xhejmsin, por Sebino atë detyrë që i kërkuam e bëri mirë. Duhet t’i kthehet besimi te vetja sepse cilësitë i ka, por duhet të ketë më shumë besim te vetja.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: