Të fitosh një ndeshje, në çfarëdo sporti, nuk mjafton vetëm talenti por duhen shumë komponentë për të arritur qëllimin final. Nga më kryesoret është motivimi, që në ditët e sotme nuk e bën më psikologu por trajneri i ekipit.

Ndoshta në futboll të ngjashëm mund të ketë teknikun e Chelsea, Antonio Conte-n, por padyshim ky që do të shihni në video iu merr të gjithëve. Mënyra sesi feston, në të njëjtën kohë duke i motivuar edhe për takimin e rradhës këta basketbollistë, është vërtetë unike.

Ky trajner e di shumë mirë se për të patur sukses, motivimi është kryesor dhe se mbajtja e grupit të bashkuar bën diferencën, dhe për këtë padyshim që nuk ia merr askush. Për çdo lojtarë apo drejtues të stafit teknik, ai ka një festim ndryshe, që e bën edhe më fenomenal këtë stil drejtimi të tij.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb