Trajneri i Luganos, Paolo Tramexani, ka qënë tepër i zhgënjyer në përfundim të takimit që ekipi i tij humbi me rezultatin 5-2 në transfertën e Thunit.

Edhe pse gjatë kohëve të fundit ka folur shpesh për potencialin e lojtarëve të tij, sidomos për Sadikun, të cilin e ka parë të denjë për shumë ekipe të Serisë A, ai tashmë e shikon merkaton si çështjen që po ia shpërqëndron futbollistët.

“Nuk kishim përulësi. Në këtë mënyrë lojtarët e mi nuk kanë për të ecur përpara. Është folur shumë për merkaton së fundmi. Mesa duket u rri ngushtë fanella e Luganos”, tha Tramexani pas ndeshjes./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: