Largimi nga Lugano ka bërë të hapet një ankand i mirëfilltë për Paolo Tramexanin. Mediat zvicerane dhe italiane kanë publikuar listëbn e skuadrave që kërkojnë ish-ndihmësin e De Biazit në pankinën e Shqipërisë, jo vetëm nga klube, por edhe nga Kombëtare.

Mendohej se Sioni ishte i pari në listën e kandidatëve me Tramexanin dhe kishte një akord me të. Presidenti Konstandini, sot ka deklaruar se ai ishte “tipi i trajnerit që preferonte”. Por mes palëve nuk ka ende një akord, pasi Tramexani dëshiron të shqyrtojë edhe ofertat e tjera.

Në Zvicër për të interesohet edhe Jang Bojz, si dhe është mësuar se ai kërkohet nga një skuadër polake dhe një greke.

Ndërkohë, edhe nga Italia nuk mungojnë sinjalet. Emri i tij fillimisht u përfol te pankina e Specias dhe Novarës, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe klube më të njohura si Bari, apo Sasuolo që është në Serinë A.

Njëkohësisht, mediat italiane kanë bërë të ditur se për të ka interesime dhe nga një Kombëtare, ajo e Gjeorgjisë, e cila është gati që t’i besojë Tramexanit drejtimin me një projekt afatgjatë. Tekniku ka kërkuar kohë për të bërë zgjedhjen e tij./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: