Paolo Tramexani, ish-ndihmësi i De Biazit, u ka treguar italianëve se si është ndërtuar Shqipëria e cila nesër do të përballet me Italinë në Palermo për kualifikueset e Botërorit. Në një intervistë për “Corriere Della Setra”, ai paralajmëron italianët se kjo do të jetë “një finale Botërori” për tifozët shqiptarë dhe premton se do të ndjekë De Biazin në “Rrugëtimin e Santiagos” nëse kuqezinjtë marrin tri pikët nesër.

Si e parashikon Itali-Shqipëri?
“Kush fiton? Shqipëria, për ta është si një finale Botërori, nuk është vetëm një ndeshje, është një fitore sociale, është histori. Ne italianët as që mund ta kuptojmë një gjë të tillë. Sigurisht, Italia është më e fortë, por duhen pikë pas humbjes me Izraelin. Entuziazmi dhe organizimi i lojës mund të bëjë diferencën. Ka të drejtë trajneri, Italia ka zgjedhur Palermon se kishte frikë nga tifozët shqiptarë”.

De Biazi thotë që kjo Shqipëri nuk do të ekzistonte pa Tramexanin
“E ekzagjeron. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Kanë qenë vite të çmendura, shumë të ngjeshur dhe entuziazmues. Kemi rindërtuar bashkë një skuadër që ishte në fund të ciklit, duke kërkuar nëpër Europë të gjithë ata që mund të thirreshin, djem që edhe mund të kishin lindur në ndonjë vend tjetër, por me origjinë shqiptare.

Federata nuk kishte një listë, kam kaluar ditë dhe net në faqen e internetit të Transfermarkt, kam bërë 157 udhëtime, telefonuar nuk e di se sa zyra, monitoruar 112 lojtarë duke grumbulluar 68. Një punë e tmerrshme”.

De-Biazi-Tramexani-Lugano-470x313
Nëse ndjehet pjesërisht shqiptar
“Po, pjesërisht po. Puna e rekrutimit më kë lejuar që të njoh kulturën, të kuptoj kur disa paragjykime ishin komplet të padrejta. Por edhe kundërshtitë e një populli të jashtëzakonshëm. Një herë kam kaluar tre ditë i mbyllur në një hotel në Selanik për t’u munduar të bindja Ergys Kaçen për të na zgjedhur ne dhe jo Greqinë”.

Për zhgënjimin me Januzajn
“Januzaj mund të zgjidhte mes Belgjikës, Shqipërisë, Serbisë apo edhe Anglisë. Unë dhe Xhani shkuam të flisnim me gjyshin e tij në një fshat rural. Një film, jo gjithmonë me fund të lumtur, në fund i tha po Belgjikës. Tani ka humbur. Dukej një djalosh i lindur për t’u bërë futbollist i madh. Me të në sulm, Shqipëria do të kishte bërë një hap të madh para.

Por cilësia nuk mungon, Hysajn e njohim, pastaj është Strakosha që po rritet me Lacion, pastaj Basha dhe Memushaj që kanë eksperiencë. Dhe në fund janë sulmuesit Manaj dhe Sadiku, gjithmonë të rrezikshëm”.

Për premtimin e De Biazit që nëse fiton Shqipëri, do të bëjë “rrugëtimin e Santiagos”

“Nëse ndodh me të vërtetë, do t’i bashkohem edhe unë”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: