GREQI- Sekuestrohen mbi 78 kg marijuanë ne kufirin greko-shqiptar, ndërsa në pranga janë vënë dy shqiptarë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia greke ka pikasur me kamera termike 5 persona që po transportonin disa çanta në zonën pyjore Kotilo në Kostur.

Fill pasi kësaj, polici ka nisur ndjekjen dhe është arritur të kapen vetëm dy nga transportuesit shqiptare, 22 dhe 31 vjeç.

Trafikantët kishin braktisur 5 çanta me 66 pako me 78 kg 460 gram marijuanë. Sakaq, 3 trafikantët e tjerë dyshohet të jenë futur në tokë shqiptare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: