GJIROKASTËR-Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm klandestinësh. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë dije se Mato Proko, banues në fshatin Lazarat, u kap në aksin rrugor të fshatit Poliçan duke transportuar me kamionçinën 6 sirianë, përkundrejt fitimit.

Fill pas ndalimit, shtetasit sirian janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije për tu intervistuar.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: