SARANDË- Një aksident ka ndodhur në Sarandë mëngjesin e sotëm, por fatmirësisht pa dëme në njerëz. Sipas të dhënave zyrtare nga policia, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit” në Sarandë rreth orës 9:00.

Një automjet i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar para nga Saranda në Tiranë ka dalë nga rruga duke u kthyer përmbys. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar, përveç se dëme materiale të mjetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: