Në Van, provincë në juglindje të Turqisë, gjatë muajit prill shtresa e dëborës ka arritur deri në shtatë metra, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

Pamja e dëborës së grumbulluar përreth rrugës në muajin prill ka tronditur madje edhe banorët lokalë, të cilët janë të mësuar me dëborën në kushte dimërore, në këtë pjesë të Turqisë.

Dëbora ka shkaktuar probleme të shumta në komunikacion.

Një qytetar, Aydin Tarakçi, thotë se rruga për në Van mbyllet çdo vit për shkak të dëborës.

Ai rikujtoi se dimri në këtë pjesë të Turqisë është i gjatë dhe i ashpër.

”Momentalisht, njerëzit lahen në Anatalia, ndërsa ne ende qarkullojmë me zinxhirë. Kemi hyrë në javën e fundit të muajit prill, ndërsa ende luftojmë me dëborën”, tha Tarakçi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb