BARCELONE- Policia spanjolle ka arrestuar një person të tretë të dyshuar për sulmin e djeshëm në Barcelonë, kur një furgon çau turmën e njerëzve në rrugën e famshme “Las Ramblas” duke lënë të vdekur 13 persona e të plagosur më shumë se 100 vetë.
435781D200000578-4800390-image-a-15_1503039049369

4357986600000578-4800390-image-a-13_1503039035195

4357835800000578-4800390-image-a-14_1503039041857
Policia ka konfirmuar tre arrestime, por nuk ka zbuluar identitetin e të arrestuarit të tretë. Dy të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla. Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas policisë është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin, raporton “El Pais”

Sakaq, mbrëmjen e djeshme në stacionin e policisë në Ripoll, u paraqit një person i quajtur Driss Oukabir duke denoncuar vjedhjen e dokumenteve të tij. Më herët policia kishte zbuluar identitetin e tij dhe një foto ku e cilësonte si personin që kishte marrë me qira furgonin e masakrës.
435847A800000578-4800390-image-a-5_1503038508049

4355237F00000578-4800390-image-a-50_1503011218495

4356D5D600000578-4800390-image-m-49_1503011211074

4355237F00000578-4799836-image-m-21_1502998256551
Sipas gazetës “El Pais”, personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir.

Sulmi u mor përsipër nga terroristët e ISIS, ndërsa gjatë natës policia parandaloi një tjetër sulm në zonën turistike të Cambrils, duke vrarë pesë të dyshuar si terroristë që mbanin rripa vetëvrasës në brez, të cilët tentuan sërish të përdornin një furgon për të hyrë mes turmës së njerëzve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb