Të paktën 48 persona janë plagosur, ku 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë, pasi një tren u përplas me stacionin në qytetin spanjoll të Barcelonës, thonë zyrtarët.

Incidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në stacionin “Francia”, në qendër të qytetit, shkruan BBC.

Sipas raportimeve të para treni nuk frenoi kur hyri në stacion duke goditur trarët e platformës.

Pamjet në rrjetet sociale tregojnë pjesën përpara të trenit të shkatërruar pjesërisht. 18 prej të plagosurve janë dërguar në spital, thonë zyrtarët e emergjencës në Barcelonë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb