TIRANË- Ish-ministri i jashtëm Tritan Shehu ka komentuar reagimet e ndryshme në media për stafin e zgjedhur nga presidenti i ri amerikan Donald Trump dhe aludimet për lidhjet e tyre me Rusinë dhe Vladimit Putin. Për Shehun, është “një orkestër majtiste, ajo që e sulmon Trump”.

Ai publikon edhe mesazhin e një amerikani të suksesshëm në lidhje me Sekretarin e Shtetit të zgjedhur nga Trump, Rex Tillerson, për të cilin thotë se është shumë i mençur e direkt. “Ai është një njeri i aksionit dhe i arrin objektivat e tij”, thuhet në mesazhin e amerikanit për Shehun.

DEKLARATA E TRITAN SHEHUT
Presidentin Trump-një “orkestër” majtiste vazhdon ta sulmojë!!!
E gjithë media jonë e majtë në sinkron evidenton veçse çfarë thuhet kundër Trump.
Është normale që në politikën amerikane të ketë rryma e pozicione të ndryshme, sidomos mbas një fushate kaq emocionale e dinamike.

Por që të vazhdohet nga po e njëjta pjesë e opinionit tonë i njëjti “refren” ndaj tij, i dështuar ky, si muaj më parë, është paradoksale dhe dëmtuese.
Lexoj etiketime e interpretime negative të bazuara mbi gjykime komuniste, keqdashëse këto edhe ndaj stafit të Trump, përfshi edhe Sekretarin e Shtetit.

Në lidhje me Sekretarin e ardhshëm të Shtetit mbrëmë një amerikan i suksesshëm, që njeh mirë ambientin Republikan dhe fushën e naftës në SHBA, më shkruante:
“Hi tani, Rex Tillerson has a great reputation in the oil industry. Smart, straight. He is a doer and gets things done. I think he will be a great help to Trump.”

(“Rex Tiellerson ka një reputacion të madh në industrinë e naftës. Shumë i mençur, direkt. Ai është një njeri i aksionit dhe i arrin objektivat e tij. Besoj se do të jetë një ndihmë e madhe për Trump”)

Në fakt i gjithë stafi i deri tanishëm i Presidentit përbëhet nga personalitete të spikatura, njerëz që kanë fizionomitë e integritetin e tyre.
Në vend që disa të merren me idiotësira të tilla këtu, është me produktive që në të gjithë së bashku të vendosim e konsolidojmë lidhjet me administratën e presidentit Trump.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: