TIRANE- Demokrati Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me ndryshimet në kabinetin qeveritar ‘Rama’, ndërsa e cilësoi këtë një trukim për t’ju afruar imazhit të qeverisë teknike.

“”TERMETI” E KONFUZIONI NE PS, PRODHON NJE “GJETHE FIKU”!
Levizje nen presion e thellesisht kaotike te Z. Rama, qe demostrojne rezultatin e pare pozitiv te Levizjes Qytetare dhe te mbeshtetjes se Komunitetit Nderkombetar per zgjedhje te lira, si dhe per lufte ndaj krimit e droges. AI PO KERKON NJE TRUKIM PER TJU AFRUAR IMAZHIT TE QEVERISE TEKNKE?!
Paqartesia adhe ankthi qe “mbreterojne” tashme ne PS e drejtuesit e saj, mund te kerkoje te prodhoje edhe te tilla alibira.

UNE NUK DO TE ISHA I SIGURTE QE MINISTRAT-KORDINATORE NE LARGIM TASHME, DO TE VAZHDOJNE TE JENE QOFTE DHE VETEM KORDINATORE MBAS DISA DITESH. Z.Rama sic duket kerkon qe tua faturoje atyre edhe deshtimet e QEVERISJES SE TIJ, pikerisht pak muaj para zgjedhjeve. Ne fakt kjo nuk eshte e drejte, deshtimet jane ne radhe te pare te Kryeministrit vete. NE TE GJITHA PLANET GJITHECKA QE PO BEHET TE NGJAN ME VENDOSJEN E NJE “GJETHE FIKU”! Por ne realitet tashme kjo eshte transparente!”, citohet në reagimin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: