Real Madrid të shtunën shkroi historinë në “Champions League” duke mposhtur Juventusin që i solli për herë të 12 në historinë e klubit trofeun më të rëndësishëm në “kontinentin e vjetër”. Jo vetëm kaq por ‘galaktikët’ përveçse e fituan dy herë radhazi, si askush më parë qëkur ky kompeticion mori këtë emër, siguruan gjithashtu trofeun e tretë në katër vitet e fundit.

Një histori që duhet mbajtur mend dhe këtë e di më mirë futbollisti brazilian i Realit, Marcelo. Mbrojtësi i krahut të majtë e kishte prej kohësh trofeun e “Champions League” tatuazh në trupin e tij me dy datat e fitoreve të mëparshme, 2014 dhe 2016. Suksesit e sivjetshëm mendon ta festonte me një tjetër datë në fund të trofeut, 2017.

Marcelo e postoi në rrjetet sociale tatuazhin e ri, me nënshkrimin: “Duke bërë historinë”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: