Trajneri shqiptar i Olympiacos, Besnik Hasi pati një dedikim të veçantë pas fitores së madhe ndaj Partizanit të Beogradit me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

“Dy ditë më parë, legjenda e klubit, Tanasis Bebis, vdiq dhe ne ia dedikojmë atij këtë fitore. Nuk mendoj se kemi përfunduar punën tonë sot në Beograd. Ishin 90 minuta të vështira, por kemi një rezultat pozitiv. Mos harroni se kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare që nga 30 prilli”, tha Hasi.

“Ne kishim një plan para ndeshjes dhe e realizuam atë. Partizani dominoi për 35 minuta apo 40 minuta. Jam i gëzuar për Ben (Mohammed Ben v.j) që realizoi dy gola, por jam i kënaqur edhe me paraqitjen e të gjithë ekipit”, ka thënë Hasi.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: