Përveç krimeve dhe torturave mbi civilët, militantët nuk kursejnë as fëmijët duke i aktivizuar në video propaganduese. Së fundmi militantët e ISIS kanë publikuar një video të një 6-vjecari i cili asiston në prerjen e kokave të dy arrestuarve, shkruan Daily Mail.

Fëmija me shami të zezë në kokë dhe i veshur me rroba të kamufluara ushtarake, mban një fjalim para kamerës, ndërsa në dorë ka dy thika.
3-119
Pas kësaj shfaqen xhelatët me të burgosurit të cilët kalojnë pranë tij dhe marrin thikat për të ekzekutuar të burgosurit në Siri. Nuk dihen shkaqet e arrestimit dhe ekzekutimit të këtyre të burgosurve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: