Gjatë ditës ku grupi pronarët e Interit kanë arritur të bashkohen me skuadrën zikaltër me rastin e turneut aziatik që do të zhvillohet duke nisur nga dita e nesërme dhe do të përfundojë më datë 29 korrik, është regjistruar megjithatë një lajm që i përket familjes Zhang, pronare e kompanisë aziatike.

I dërguari i një prej televizioneve kombëtare të Kinës “CCTV” ka ndërmarrë në fakt një reportazh që është shfaqur përpara dy ditësh, mbi dyshimet rreth blerjes së klubit të Interit nga “Suning” (që ka blerë pjesën dërmuese të aksioneve zikaltër , marrëveshje e mbyllur në qershorin e vitit të kaluar për një shumë totale prej 270 milionë eurosh, për 70% të kapitalit të klubit zikaltër), duke shkuar deri te hipoteza e një reciklimi parash.

Me aksionet e grupit që dy ditë më parë në bursën e Kinës kanë humbur 6,5%. Kritikat kanë ardhur nga Jin Zhongli, studiues i Akademisë kineze të shkencave sociale, në televizionin shtetëror “CCTV”, sipas të cilit investimet e bëra nga grupi “Suning” tek Interi, mund të fshehin synimin e riciklimit të parave.

“Shumë kompani në Kinë”, është shprehur studiuesi, “janë plotësisht të mbushura me borxhe, megjithatë vazhdojnë të shpenzojnë shifra të rëndësishme duke u mbështetur nga huazime bankare jashtë vendit…

Unë besoj se shumë operacione blerjesh jashtë kufijve kinezë kanë shumë pak shanse për të gjeneruar para dhe nuk mund të përjashtoj mundësinë për riciklim parash. Ky klubi i famshëm (Interi) ka mbyllur pesë vitet e fundit me humbje buxhetore të barabarta me 9 milionë euro. Me cilin qëllim një kompani kineze ka vendosur ta blejë?”.

Në këtë aspekt, ka ardhur edhe përgjigja në mbrojte e Sun Ueimin, zëvendëspresident i grupit të familjes Zhang: “Kam parë reportazhin e “CCTV”, grupi “Suning” mbron pa asnjë lloj dyshimi politikën kombëtare mbi investimet jashtë vendit. Strategjia e “Suning” është bazuar përherë në zhvillimin e merkatos së brendshme, me synimin e shtrirjes së merkatos edhe jashtë Kinës dhe të përmbushë kërkesat e zhvillimit të merkatos vendase.

Duke investuar tek Interi, mund të studiohen eksperiencat e huaja në sektorin e futbollit, duke përmirësuar kështu nivelin e këtij sporti në Kinë, duke kërkuar futjen e teknikave të avancuara si të menaxhimit ashtu edhe të formimit. Duke u bazuar tek Interi, “Suning” synon të përmirësojë influencën e markës së saj në nivel ndërkombëtar, i shtyrë edhe nga një rrjet komercial me përhapje jashtë shtetit”.

STIVEN ZHANG JR. – Skuadra ka qenë e pranishme në “Sofitel”, hotelin kolosal të sapo inauguruar nga pronari Zhang Zhindong. Në pasdite (këtu në mëngjes, jemi 6 orë përpara), grupi ka vizituar selinë kryesore të “Suning” dhe më pas ka zhvilluar stërvitjen e parë të turneut. Në pritje të darkës së ofruar nga vetë pronari, në hotelin e skuadrës ka bërë vizitë edhe Stiven Zhang, djali 25 vjeçar i Zhindong (i quajtur në media edhe si Zhang Zhunior ose Zhang Jr.) dhe këshilltarët zikaltër Liu Zhun (që është gjithashtu edhe administrator i deleguar i përkohshëm) dhe Ren Zhun, krahu i djathë i Zhang.

“SUNING” I QETË – Grupi i zotit Zhang është shprehur mjaft i qetë rreth çështjes, i vetëdijshëm që ky lajm (që ka edhe një tempizëm të dyshimtë duke parë ardhjen e Interit në Nanzhin) nuk është asgjë tjetër veçse sikleti i disa prej kompanive që kanë parë, mund të themi që prej fundit të vitit 2016, shtetin kinez të ngushtojë eksportin e kapitalit jashtë vendit.

“Suning” jo vetëm ka vepruar në sajë të ligjeve lokale, por për të blerë 70% të Interit ka ndjekur me përpikëri edhe legjislacionin që mbikëqyr territorin italian.

Një grup që në harkun e disa viteve do të arrijë një faturim prej 100 miliard eurosh, a do mund t’i krijonte vetes probleme për disa qindra milionë? Për tu sinjalizuar, si përfundim, që në të njëjtin drejtim, media kineze i është referuar edhe blerjes së Milanit nga ana e biznesmenit Li Jonghong, përmes një huazimi nga fondi “Eliot”. Grupi “Suning” më pas bie në sy sepse është një shënjestër më e madhe. /PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: