TROPOJE – Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi u kap në flagrancë me një sasi lëndësh plasëse. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasit Abedin Osmanaj iu gjetën në automjetin e tij 120 kallëpë tritol, 100 kapsolla dhe 150 metër fitil, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

33-vjeçari Osmanaj u arrestua nga policia ndërsa pritet të përballet me drejtësinë për akuzën e tregtimit të paligjshëm të lëndëve plasëse.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga edhe shtetasin Myftar Vata, i cili dyshohet se bashkëpunonte me Osmanajn për tregimin e lëndëve plasëse.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: