Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen. Gjatë bisedimeve me Mahmud Abas, ai tha se i vjen mirë që lideri palestinez ka qenë i angazhuar në marrjen e masave në luftën kundër terrorizmit.

Izraeli dhe Palestina nuk kanë mbajtur bisedime për paqen që prej tre vitesh dhe presidenti amerikan Trump ka bërë të ditur se kjo do të jetë një prej marrëveshjeve më të vështira.

“Unë me të vërtetë shpresoj që Amerika mund të ndihmojë Izraelin dhe palestinezët të ndërtojnë paqen dhe të sjellin shpresë të re për rajonin dhe banorët e tij. Nëse izraelitët dhe palestinezët arrijnë paqen, kjo do të shënonte fillimin e procesit të paqes kudo në Lindjen e Mesme”.

Ndërsa lideri palestinez Mahmud Abbas, tha se problemi thelbësor për palestinezët është pushtimi izraelit ndërtimi i vendbanimeve, si dhe dështimi i Izraelit për të njohur Palestinën. Ai ritheksoi gatishmërinë për të pranuar një zgjidhje për dy shtete në kufijtë e vitit 1967.

Presidenti amerikan arriti në Izrael pas një vizite dyditëshe në Arabinë Saudite. Ai tha se ishte siguruar nga Mbreti Salman se Riadi dëshiron paqe midis Izraelit dhe Palestinës.

Sakaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se kjo “nuk do të jetë e thjeshtë”, por u shpreh por theksoi se “për herë të parë në shumë vjet dhe për herë të parë në jetën e tij sheh shpresë të vërtetë për ndryshime”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: