SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi dje se do të emëronte zyrtarit ambasador në Britaninë e Madhe mbledhësin e fondeve republikane dhe pronarin e ekipit të regbisë, Woody Johnson.

Vendimi ishte pritur që prej muajit janar, kur presidenti i zgjedhur në nëntor kishte njoftuar qëllimin e tij për të emëruar Johnson si ambasador tek aleati më i afërt evropian i Uashingtonit gjatë një dreke me të zgjedhur republikanë të Kongresit dhe anëtarët e rinj të qeverisë.

Woody Johnson, 70 vjeç, është pronar i ekipit të regbisë “New York Jets” dhe ka mbajtur për një kohë të gjatë postin e mbledhësit të fondeve për Partinë Republikane.

Vitin e kaluar, ai u emërua si bashkëlider i ekipit kombëtar për mbledhjen e fondeve për Donald Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: