SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump në një konferencë për media i ka bërë thirrje Katarit që të zgjidhë problemin me vendet e Gjirit Persik, duke i dhënë fund mbështetjes financiare për lëvizjet terroriste. Ai ka kërkuar nga Katari dhe vendet tjera në rajon që të bëjnë më tepër në luftën kundër terrorizmit dhe këtë ta bëjnë shpejt.

“Për Katarin dëshirojmë që të kthehet në komunitetin e kombeve të përgjegjshme. Ne do të zgjidhim problemin e terrorizmit me Shtetin Islam dhe grupet tjera. Ndaloni të financoni, ndaloni  urrejtjen dhe ndaloni vrasjet”, tha Trump në Uashington në konferencën për media.

Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maldivet kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike më Katarin, të cilin e akuzojnë se mbështet terrorizmin dhe Iranin.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: