SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump është hedhur në gjyq nga shtatë përdorues të Twitter, pasi Trump i ka bllokuar nga adresa Twitter.

Përdoruesit e rrjetit social akuzojnë presidentin që i ka mohuar atyre të drejtën e fjalës, një e drejtë të cilin e mbron dhe kushtetuta amerikane.

Sipas kritikëve të cilët kanë nervozuar Trump, shefi i Shtëpisë së Bardhë përdor profilin e tij Twitter për komunikimet e tij institucionale, dhe për këtë arsye qytetarët duhet të kenë të drejtën e këtyre mesazheve. Denoncimi është
bërë nga grupi për mbrojtjen e amendamentit të parë të Columbia University.

Sipas akuzës, Tëitter është një platformë që u lejon qytetarëve të flasin drejtpërdrejtë me institucionin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kështu Trump, i cili hedh shumë shpesh deklarata nëpërmjet rrjetit social u ka mohuar atyre këtë të drejtë.

“My use of social media is not Presidential – it’s MODERN DAY PRESIDENTIAL. Make America Great Again!”, kishte shkruar Trump në një nga postimet e radhës.

Kushedi si do të përfundojë ‘përleshja’ sociale e radhës në SHBA…

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: