SHBA-Duke iu referuar deklaratave të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un për mos lëshimin e raketave në ishullin Guam (territor amerikan në Oqeanin Paqësor), Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka përshëndetur këtë vendim duke e cilësuar atë “të mençur”. Trump e ka paralajmëruar Korenë e Veriut gjatë javës së kaluar se do të përballet me “zjarr dhe tërbim”, në rast se kërcënon prapë SHBA-në.

Mirëpo mediat në Korenë e Veriut kanë raportuar gjatë ditës së martë se Kim Jong Un ka shtyrë planet pasi po pret të shohë se çfarë hapash do të ndërmarrë SHBA.

Në një status në Twitter Trump shkruan: Kim Jong Un nga Koreja e Veriut ka marrë vendim shumë të mençur dhe të arsyeshëm. Alternativat e tjera do të ishin katastrofike dhe të papranueshme.

Koreja e Veriut ka injoruar për një kohë të gjatë paralajmërimet e vendeve të Perëndimit dhe nga aleati i saj Kina, për ndalimin e programit të armëve bërthamore dhe testimit të raketave, të cilat janë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
(o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb