TIRANE-Deputeti i PD Tritan Shehu teksa është ndalur tek deklarata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ku tha në Fort Myer: “Te braktisesh Kabulin do të thotë edhe të cnderosh ushtaraket amerikane të rënë në Afganistan”, theksoi se tashmë kriza përfundoi.

Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehu ka analizuar qëndrimin e Trump, ndërsa shkruan se: “TRUMP NE FORT MYER: “TE ABANDONOSH KABULIN DO TE THOTE EDHE TE CNDEROSH USHTARAKET AMERIKANE TE RENE NE AFGANISTAN”.
Nje kthese shume e rendesishme dhe pozitive kjo ne politike e jashtme te Trump edhe ne impenjimet e ShBA jashte e larg kufijeve te saj. ShBA do te qendroje ne Afganistan- se bashku me impenjimin ndaj Korese e Veriut, Irakut etj; keto flasin per nje kurs real dhe lider ne bote te atij vendi.

SIC DUKET PERIUDHA E TERHEQJES AMERIKANE NGA ATO VENDE NE KRIZE, POR ME PASOJA TE PERGJITHESHME NEGATIVE PERFUNDOI. Pa dyshim ky kurs politik do te jete shume me i gjere se sa vetem ndaj disa vendeve, ne fakt nuk mund te jete vetem aq”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb